Rafuna: Moslargimi i masave nga BE-ja rrit humbjet nga mungesa e investimeve

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka thënë se moslargimi i masave që Bashkimi Evropian i ka vendosur ndaj Kosovës rrit humbjet nga mungesa e investimeve në vend.

Ai ka thënë se Qeveria duhet të punojë me ndërkombëtaret që ato të largohen.

“Kemi bërë thirrje te Qeveria e Kosovës dhe të organet tjera vartëse të saj që t’i plotësojnë kushtet që na janë kërkuar në partneritet dhe koordinim të plotë me miqtë ndërkombëtar. Po bëhen dy vjet thuajse, këto masa ndikimin e vetë e kanë pasur në dy drejtime, drejtimin material dhe në drejtimin e imazhit të Kosovës. Kur them në drejtim të imazhit të Kosovës nuk ka qenë mesazh i mirë për investitorët e huaj që Kosova vend gjeografikisht brenda BE-së të jetë nënë masa ndëshkuese. Dhe e dyta materiale, ne kemi pasur rast me pa që vlera ose shuma e projekteve që është dashur të implementohen e që kanë mbetur pezull si rezultat i këtyre masave ndëshkuese shkon në mbi 300 milionë”, ka thënë Rafuna.

Reklama e sponzorizuar

Sipas tij kjo shumë çdo muaj që nuk hiqen masat ndëshkuese shkon duke u rritur. “Vinë projekte të tjera të cilat është dashur të implementohen dhe nuk mund të implementohen për shkak të këtyre masave”, ka deklaruar Rafuna. /EO/