“Klubi” i super të pasurve në botë tani ka 15 anëtarë me pasuri mbi 100 miliardë dollarë, duke vazhduar të thyejnë rekorde, pasi tejkalojnë valët e inteligjencës artificiale, mallrave luksoze dhe ndryshimeve gjeopolitike.
Vlera neto e kombinuar për këta njerëz është rritur me 13 për qind këtë vit, përkthyer në shifra te tjera, në 2.2 trilion dollarë, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg. Kjo e dhënë mposht ritmin e inflacionit dhe tregun më të gjerë të aksioneve. Mes tyre, ata mbajnë gati një të katërtën e pasurisë së 500 njerëzve më të pasur në botë. Ndërsa të 15-tët kanë kaluar 100 miliardë dollarë, kjo është hera e parë që të gjithë ata kanë arritur të kenë pasuri të atij niveli në të njëjtën kohë.
Trashëgimtarja e “L’Oreal”, Francoise Bettencourt Meyers, themeluesi i Dell Technologies, Michael Dell dhe miliarderi meksikan Carlos Slim, të gjithë fillimisht arritën pragun në pesë muajt e fundit dhe disa janë luhatur rreth atij niveli, duke e kaluar atë disa herë.
Bettencourt Meyers ishte gruaja e parë që arriti një pasuri me 12 shifra në dhjetor, pasi aksionet e kompanisë së kozmetikës luksoze shënuan vitin e tyre më të mirë që nga viti 1998. Meyers, 70 vjeç, renditet e 14-ta në indeks me një vlerë neto prej 101 miliardë dollarë.
Dell, 59 vjeç, kohët e fundit gjithashtu arriti të kishte në pasurinë e tij 100 miliardë dollarë, pasi kërkesa për pajisje të lidhura me AI rriti çmimin e aksioneve të Dell Technologies në nivele rekord. Ai tani është i 11-ti në indeksin e pasurisë së Bloomberg me një pasuri prej 113 miliardë dollarësh. /Scan tv/