Parandalohet një rast i kontrabandimit me mallra në vlerë mbi 10 mijë euro

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës kanë parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra.

Dje, në rrugën Stanqiq në Gjilan, ka ndaluar një automjet transportues me targa vendore që ishte i ngarkuar me disa paketa me mallra të ndryshme në vlerë mbi 10 mijë euro, si dylbi teleskopi, pompa uji, aparate, bateri e mallra dhe gjësende të ndryshme, raporton Express.

“Të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku malli i kontrabanduar dhe automjeti sekuestrohen dhe dërgohen në terminalin doganor. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e të gjitha dukurive negative dhe sjelljen para drejtësisë të të gjithë personave të përfshirë në raste penale”, thuhet në njoftim.

Reklama e sponzorizuar