Rama: Më 5 korrik hapet tuneli i Llogarasë, rruga shkurtohet për gati gjysmë ore

Tuneli i Llogarasë
Pamje nga hapja e tunelit të Llogarasë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka paralajmëruar se tuneli i Llogarasë do të hapet për qarkullim nga 5 korriku.

Në një video në Facebook, ai ka paraqitur pamjet aktuale të tunelit. Aty shihet se rruga është asfaltuar.
“Tuneli i Llogarasë, 5 korrik 2024”, ka shkruar Rama në Facebook.

Tuneli në jug të Shqipërisë pritet ta shkurtojë rrugën Dukat-Palasë nga 30 minuta në vetëm shtatë minuta.

Reklama e sponzorizuar

Ky tunel pritet të ketë gjatësi rreth 6 kilometra.

Ai pritet të bëhet me pagesë nga viti i ardhshëm.