Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka marrë pjesë në panelin me temë “Avancimi i Qëndrueshmërisë: Infrastruktura, Zgjidhjet e Energjisë dhe Mundësitë e Financimit” në kuadër të Samitit për Ballkanin Perëndimor nga “The Economist”.
Rizvanolli gjatë fjalimit të saj ka paralajmëruar hapjen e ankandit të erës.
“Dy javë më parë përmbyllëm një ankand të suksesshëm, i cili ishte i pari për energji diellore për impiantin diellor 100 MW. Tani jemi duke përgatitur ankandin e parë të erës, por ndërkohë kemi përgatitur edhe një tubacion të ankandeve të ardhshme të erës”, ka thënë ajo.
Nga Kosova në këtë panel mori pjesë gjithashtu edhe Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.