Shtëpia automobilistike gjermane thotë se kjo do të reduktojë kostot për drejtuesit me rreth 40%, pasi ata do të mund të përdorin energjinë e tepërt diellore për të rikarikuar makinat elektrike.
Volkswagen do të ofrojë panele diellore së bashku me rikarikues për makinat e saj elektrike. Shtëpia automobilistike gjermane thotë se kjo do të reduktojë kostot për drejtuesit me rreth 40%, pasi ata do të mund të përdorin energjinë e tepërt diellore për të rikarikuar makinat elektrike.
Shifra bazohet në një vlerësim të organizatës britanike për eficiencën e energjisë Energy Saving Trust, sipas së cilës një familje mesatare mund të presë të paguajë rreth 7.000 paund (8.200 euro) për një sistem panelesh diellore prej 3,5 kWh në periudhën e pikut.
Në këtë marrëveshje, Volkswagen ka bashkëpunuar me kompaninë norvegjeze të instalimit të paneleve diellore Otovo.
Kompania u krijua në vitin 2016 dhe ka më shumë se 20.000 impiante fotovoltaike në 13 vende europiane, duke përfshirë Francën dhe Mbretërinë e Bashkuar. Klientët duhet t’i drejtohen kompanisë në momentin e blerjes së rikarikuesit të baterisë së shtëpisë automobilistike.
Sipas Telegraph, VW deklaroi se “një makinë elektrike është e gjelbër, po aq sa energjia elektrike që përdor dhe energjia diellore është një burimet më ekonomike të energjisë që pronarët e shtëpive mund të përdorin për të realizuar lëvizshmërinë dhe tranzicionin e energjisë në shtëpi”. /Media Ndërtimi/