AKB: Këtë vit, 57% e kosovarëve do të shkojnë në pushime, mjetet do t’i marrin në kredi e huazim

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), ka bërë një hulumtim rreth pushimeve verore. Sipas këtij hulumtimi, rreth 57 për qind e kosovarëve do të shkojnë në pushime verore, ndërsa 24 për qind nuk e kanë planifikuar një pushim të tillë, raporton Ekonomia Online.

Ndërsa përqindja tjetër është deklaruar me ndoshta dhe pjesa tjetër nuk ka marrë pjesë në përgjigje.

Reklama e sponzorizuar

Në pyetjen se ku do t’i marrin paratë për të kaluar pushim, 40 për qind e tyre janë përgjigjur nga kursimet, 30 për qind nga kreditë. Ka të atillë që do t’i huazojnë paratë për pushimin veror.