BE: Deri në 37% më shumë tarifa për automjetet elektrike kineze

Bashkimi Evropian ka rritur tarifat për automjetet elektrike kineze, pasi Brukseli po merr masa për të mbrojtur industrinë motorike të Unionit.

Tarifat e reja për prodhimet individuale variojnë nga 17.4% në 37.6%, që tejkalon 10% që ishte tashmë në fuqi.

Rrjedhimisht kjo sjell rritjen e çmimit të makinave në të gjithë BE-në, duke i bërë ato më pak të përballueshme për konsumatorët evropianë.

Reklama e sponzorizuar

Ky veprim është gjithashtu një goditje e madhe për Pekinin, i cili është në një luftë tregtare me Uashingtonin.

BE-ja është tregu më i madh jashtë shtetit për industrinë e Kinës për automjete elektrike dhe vendi po mbështet në produktet e teknologjisë së lartë për të ndihmuar në ringjalljen e ekonomisë.

Zyrtarët thonë se kjo rritje e importeve u nxit nga subvencionimi i padrejtë, që lejoi ato mjete të shiten me çmime shumë më të ulëta se ato të prodhuara në bllok. Ndërkohë vijon hetimi për mbështetjen e shtetit kinez për prodhuesit e automjeteve elektrike.

Firmat perëndimore që prodhojnë makina në Kinë janë gjithashtu nën vëzhgim nga Brukseli.

Ndërkohë, numri i automjeteve elektrike të shitura nga markat kineze në të gjithë BE-në u rrit nga vetëm 0.4% e tregut total në 2019 në pothuajse 8% vitin e kaluar.