Ministri i Infrastrukturës, Librun Ali njoftoi se kanë nisur punimet në këtë rrugë të rëndësishme, si nyje që ndërlidhet me qytetet e fshatrat tjera në veri të Kosovës.
“Ashtu, edhe siç jam zotuar në Seancën e Kuvendit të Kosovës të datës 6 Tetor 2023, për ndërtimin e rrugës Bare – Selac prej 8.4km, prej sot kemi nisur punimet në këtë rrugë të rëndësishme, si nyje që ndërlidhet me qytetet e fshatrat tjera në veri të vendit.
Bashkë me Ministrin Xhelal Sveçla, takuam shumë prej banorëve të kësaj zone dhe bashkarisht diskutuam për rritjen e mëtejshme të sigurisë rrugore. Si rezultat i asfaltimit të shumë rrugëve në veri të vendit, kemi shkurtuar dukshëm lëvizjen për të gjithë banorët, në veçanti në fshatra, e që përmes këtyre ndërlidhjeve rrugore të rëndësishme, të gjithë qytetarët kanë qasje më të shpejtë e më të lehtë.