“Paralizohet” trafiku në autostradën Thumanë – Kashar, radha e automjeteve mbi 10 kilometra

Trafik i rënduar automjetesh raportohet mëngjesin e sotëm në autostradën e re Thumanë – Kashar.

Mësohet se radha e mjeteve e cila i kalon 10 kilometrat, fillon nga dalja e autostradës në afërsi të Rinasit e deri në afërsi të fshatit Larushk.

Shkak mendohet të jetë aplikimi i pagesës së kësaj autostrade.

Reklama e sponzorizuar

Sportelet nuk janë në gjendje të përballojnë fluksin e madh të mjeteve që përshkojnë këtë aks nga veriu, në drejtim të Shqipërisë së mesme.