Rritje me 15% e shkëmbimeve tregtare Shqipëri-Kosovë në bujqësi

Shkëmbimet tregtare për produktet bujqësore Shqipëri – Kosovë gjatë vitit 2023 shënuan një rritje prej 15%.

Lajmin e bëri të ditur sot ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj e cila u shpreh se shkëmbimet tregtare për produktet bujqësore me Kosovën për vitin 2023 arritën vlerën 105.45 milionë euro.

Reklama e sponzorizuar

“Krahasuar me vitin 2022 ku ishin në vlerën 84.11 milionë euro, shënohet kështu një rritje prej 15%”, u shpreh Denaj.

Këto shifra në rritje,sipas ministres, “konfirmojnë edhe njëherë marrëdhëniet e ngushta në rritje mes dy vendeve, edhe në sektorin e bujqësor”. /ATSH/