Anëtari i Kryyesisë së LDK-së, Berat Rukiqi ka thënë se rritja ekonomike nuk është zhvillim ekonomik, ashtu sic po pohojnë nga partia në pushtet. Ai ka thënë se ky është një mësim bazik për Lëvizjen Vetëvendosje, teksa shtoi se rritja ekonomike që nuk e rrit mirëqenien e qytetarëve, nuk krijon vende pune, nuk rrit investimet, nuk rrit eksportet, nuk prodhon zhvillim ekonomik, përcjell Gazeta Express.
Tutjt Rukiqi tha se me qeverinë Kurti, Kosova është nën mesataren prej 4% të rritjes ekonomike. Kjop krahasuar me mesataren që ka pasur Kosova që pas shpalljes të pavarësisë e deri në pandemi.
“Po e ripostoj prapë këtë tabelë të datës 11 Prill, ku e kemi demantuar një propagandë të partisë në pushtet, me shifrat e rritjes ekonomike. Në 9 vite nga 11 vitët e fundit Kosova e ka rritjen ekonomike më të lartën në rajon, prandaj krekosja e Vetëvendosjes është vetëm një tentativë për mashtrim me këtë fakt. Për “ekspertët” e Vetëvendosjes një mësim bazik: Rritja ekonomike nuk është zhvillim ekonomik. Rritja ekonomike që nuk e rrit mirëqenien e qytetarëve, nuk krijon vende pune, nuk rrit investimet, nul rrit eksportet, nuk prodhon zhvillim ekonomik. Në fakt, me këtë qeverisje, ne jemi nën mesataren 4% të rritjes ekonomike, mesatare e rritjes ekonomike që e kemi pasur, në periudhë e pas shpalljes të pavarësisë e deri në pandemi”, tha ai.