Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës ka njoftuar se stafi teknik i Kuvendit të Kosovës sot do të protestojë për t’i shprehur pakënaqësitë e tyre.
Protesta e tyre, sipas komunikatës, vjen si pasojë e pagave të ulëta.
“Të martën më datë 09.07.2024 nga ora 10.00 deri në ora 11.00, punëtorët teknik të Parlamentit të Kosovës do të protestojnë para parlamentit për shkak të pagave të ulëta”, thuhet në njoftimin e SPSP-së.
Paga e stafit teknik të Kuvendit është 275 euro.
Kryetari i kësaj sindikate, Jusuf Azemi, kishte njoftuar për negociatat e vazhdueshme paraprake të stafit teknik me udhëheqësinë, por ato nuk kishin dhënë rezultate.