Të gjithë ata punëtorë në Kosovë që nuk realizojnë të ardhura vjetore mbi 3 mijë euro, nuk do të paguajnë fare tatim në të ardhurat personale.
Ndryshimet dhe plotësimet e propozuara në Ligjin për Tatimin në të Ardhura Personale, tashmë kanë hyrë në fuqi.
Parashihet që për të ardhurat deri në 3 mijë euro, të mos këtë fare tatim.
Për të ardhurat e tatueshme mbi 3 mijë deri në 5 mijë e 400 euro, tatimi do të jetë 8 për qind të shumës mbi 3 mijë euro.
Ndërsa, për të ardhurat e tatueshme mbi 5 mijë e 400 euro, do të paguhet tatim 192 euro plus 10 për qind të shumës mbi 5 mijë e 400 euro. /Buletini Ekonomik/