Komuna e Prishtinës ka njoftuar se rruga “Fehmi Agani” do të jetë e mbyllur deri më 31 gusht nga ora 21:00 deri në 02:00.
Nga ndalimi përjashtohen: mjetet motorike me rëndësi të veçantë, mjetet për intervenime nga institucionet kompetente (Policia, Inspektorati, automjetet emergjente), banorët e lagjes
Njoftimi i plotë:
Pas koordinimit me Kosovo Police dhe duke marrë parasysh kërkesat e shumta nga qytetarët, njoftojmë se rruga “Fehmi Agani” (nga kryqëzimi me rrugën “Migjeni” deri te kryqëzimi me rrugën “UÇK”) do të mbyllet për qarkullim deri më datë 31.08.2024, çdo natë nga ora 21:00 deri në orën 02:00.
Përjashtohen nga ndalimi:
• Mjetet motorike me rëndësi të veçantë
• Mjetet për intervenime nga institucionet kompetente (Policia, Inspektorati, automjetet emergjente)
• Banorët e lagjes