KESCO ankohet se e ka të vështirë t’i shpërndajë faturat me zarfe

KESCO
KESCO

Pasi u gjobitën nga Agjencia për Informim dhe Privatësi për shkelje të privatësisë, meqë faturat shpërndaheshin duke ekspozuar të dhënat personale të konsumatorëve, KESCO deklaron se tani këtë po e bëjnë në zarf.

Mirëpo, kompania ankohet se ka vështirësi për ta zbatuar vendimin, meqë ka mungesë të kutive postare, adresa dhe numër identifikimi të shtëpive apo objekteve banesore. Prandaj KESCO bën thirrje që të gjenden alternativa të tjera.