Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se paga minimale në Kosovë do të jetë 350 euro bruto.
Kështu ka bërë të ditur ai në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës ku pikë e rendit të ditës është edhe “Shyrtimi i propozim-vendimit për caktimin e pagës minimale në Republikën e Kosovës”.
“Paga minimale do të jetë 350 bruto. Paga minmale do të jetë e liruar nga tatimi, kjo është rritja e dytë e pagës minimale” – ka thënë Kurti.