Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se më 15 gusht 2024 do të mbahet ankandi i dhjetë për vitin 2024. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet trevjeçar në shumën prej 10 milionë euro.
“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (3 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, ka thënë Ministria në njoftim.
Ajo shtoi se për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, “ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”.