Tenderi gati 4 milionësh për rikonstruktimin e rrugës Kërpimeh-Bajgorë-Mitrovicë, punimet pritet të kryhen për 150 ditë

Ministria e Infrastrukturës ka nënshkruar kontratën në vlerë rreth 4 milionë euro për rikonstruktimin e rrugës regjionale Kërpimeh-Bajgorë-Mitrovicë, raporton Express.

Vlera e saktë e kontratës është 3 milionë e 789 mijë e 932 euro dhe i është dhënë konsorciumit “ILEAA-GR SH.P.K; Asfalti SH.P.K; JOOS&Krasniqi – BAZE SH.P.K”.

Kohëzgjatja e kësaj kontrate është për 150 ditë.

Reklama e sponzorizuar

Nënshkrimi është bërë me 13 gusht, por njoftimi është publikuar tek sot.