Bajrami- Muratit: Shtesat për fëmijë kanë ardhë nga tatimet më të larta që kanë paguar prindërit e këtyre fëmijëve

Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati, pasi ky i fundit tregoi se si është arritur mbështetja për fëmijët dhe gratë lehona. Sipas tij, kjo u arrit duke e ndalur hajninë, ndërsa buxheti u rrit vetvetiu.

Për këtë deklaratë, Bajrami tha se shtesat për fëmijë kanë ardhë nga tatimet më të larta që kanë paguar prindërit e këtyre fëmijëve.

Ajo thekson se çmimet në qeverisjen Kurti janë rrit gati dyfish.

Reklama e sponzorizuar

Postimi i plotë i Hykmete Bajramit:

Hekuran, mos na trego neve ku i ke marrë paratë për shtesa, tregoi Albinit se ai po shihet që s’po merr veshë në ekonomi fare. Shtesat për fëmijë kanë ardhë nga tatimet me të larta që prindërit e këtyre fëmijëve kanë pagu pasi që çmimet në qeverisjen e juaj janë rritë gati dyfish.

Por, çka me premtimet tjera:

– 160 çerdhe?

– 4 mijë banesa për qiftet e reja?

– 5 shtepi për të moshuarit?

– shportë më të lirë të komnsumit?

– energji më të lirë?

– çka me i bë deficitit tregtar?

– ku janë projektet kapitale?

Çka me KREJT DHE DREJT?