Dogana e Kosovës parandalon kontrabandimin e 340 kilogramëve duhan në vlerë 20 mijë euro

Dogana tha se e ka parandaluar kontrabandimin e 340 kilogramëve duhan të llojeve të ndryshme me vlerë rreth 20.000 euro.

Në zonën kufitare me Serbinë, Dogana tha se i ka intensifikuar “kontrollet taktike dhe operacionale”.

“Njësia e “TASK FORC-ës “-Lindje ( e përberë nga Policia dhe Dogana e Kosovës ) në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacioneve në zonën kufitare RKS-SRB. Me datë 05.09.2024 rreth orës 06:35 në brezin kufitar mes fsh.Dobrosinë SRB dhe fsh.Stublinë -RKS është vërejtur një automjet VW Passat me targa serbe i cili dyshohet se ishte duke bere kontrabndim me mallra”, thuhet nq njoftimin e Doganës së Kosovës.

Reklama e sponzorizuar

“Automjeti i dyshuar është arrit tē ndalet gjatë kontrollit është vërejtur se drejtohej nga i dyshuari nga Bujanoci -SRB ,i cili kishte pasur të ngarkuar disa thasë të najlonit te zi ku në brendsi kishte duhan me peshe nga 500 gram gjithsej 340 kg.të llojeve te ndryshme si:Malbooro slim,Malboro silver,Sobranie dhe Tabako. Vlera e mallit dhe shmangiet doganore janë rreth 20.000 Euro”, thuhet tutje në njoftim.

Dogana tha se se të gjitha veprimet i ndërmori në bashkëpunim me Prokurorinë dhe se duhani dhe automjeti janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor Dheu i Bardhë.