Përparim Rama: “Santea” do të transformohet për 180 ditë

Të enjtën, kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama së bashku me Investime Kapitale dhe Menaxhimin e Kontratave, Krenar Xhaferi, kanë vizituar punimet në Dardani përkatësisht te Santea.

Sipas një njoftimi të bërë nga Rama aty po lirohen hapësirat duke u vendosur kubëza e pllaka cilësore, transmeton Telegrafi.

Ndërsa në një deklaratë për media, i pari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se ky projekt ka një plan dinamik prej 180 ditësh me investim prej gjysmë milion euro.

Reklama e sponzorizuar

“Prej sot e tutje kemi një plan dinamik 180 ditësh me një investim rreth gjysmë milion euro me një dizajn të ri i cili i përshtate hapësirave të kësaj kohë. Një dizajn retro edhe një përmirësim i dukshme pra i gjithë atyre hapësirave këtu për gjithë qytetarë që jetojnë në këtë pjesë dhe të tjerët që do ta vizitojnë. I rregullon edhe kanalet edhe këto hapësirat e hyrjeve në këtë zonë, po ashtu korridoreve, pra një numër të madh të problemeve që ka pasur kjo zonë”, tha Rama.

Edhe drejtori për Investime Kapitale dhe Menaxhimin e Kontratave, Krenar Xhaferi, tha se kjo lagje ka qenë në gjendje shumë të keqe dhe se Dardania e meriton këtë projekt.

“Ne jemi rritur në këto hapësira nuk janë trajtuar më herët, gjitha detajet janë menduar janë menduar edhe hapësirat jashtë urbane duke menduar ulëset, duke i menduar shportat e bërllokut pjerrinat. Kujtoj që ‘Dardania’ e ka merituar këtë sepse është e pa trajtuar moti dhe është në një gjendje jashtëzakonisht të keqe”, u shpreh ai.