Banorët e fshatit Shipitullë të komunës së Obiliqit kanë protestuar sërish para Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës me kërkesën për përfshirjen e shtëpive të tyre në procesin e shpronësimit.
Avokatja e këtyre banorëve, Sadije Mjekiqi, ka bërë të ditur se ka dërguar kërkesë për shpronësim te tetë institucione shtetërore, përfshirë edhe zyrën e Kryeministrit, por ende nuk ka ndonjë përgjigje.
Sipas saj, mbi 90 për qind e fshatit është shpronësuar për nevojat e KEK-u dhe se kanë mbetur vetëm shtëpitë me oborre, por që të jetuarit aty është bërë i pamundur për shkak të ndotjes.
“Shqetësimi dhe vuajtjet e banorëve të Shipitullës janë mjaftë serioze, këta janë përpëlitur dhe janë persekutuar psikike qysh prej vitit 2004, sepse ka pasur njohuri të kohëpaskohshme që do të bëhet shpronësimi i atyre fshatrave, në fillim në fshatin Hade, Shipitullë edhe tek fshatrat e tjera. Mirëpo periudha kohore që këta e kanë kuptuar seriozisht do të shpronësohet fshati Shipitullë, a kanë filluar me vendimin e Qeverisë në vitin 2009, sipas të cilit fillon vazhdimi i shpronësimit dhe shtrihet plani hapësinor për vitin 2010-2020”.
“Në rrethin e shpronësimit shihet që fshati i Shipitullë ka qenë i përfshirë në këtë projekt. Në vitin 2021 ministria e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka filluar të bëjë vlerësimin e pronave në terren dhe ka futur tokat për shpronësim”, ka potencuar Mjekiqi.
“Menjëherë kam shkruar një kërkesë për shpronësim të fshatit Shipitullë, sepse kemi kuptuar sepse kemi kuptuar që ky fshat nuk po përfshihet në këtë fazë të shpronësimit. Fshatarët e kanë pasur brengën tek fshatit të vjetër, kemi paraqitur një kërkesë me shkrim tetë institucioneve të Republikës së Kosovës, duke filluar nga kryeministri Albin Kurti, e të tjerë. Për interesat e KEK-ut bëhet shpronësimi, me siguruar energji elektrike të mjaftueshme prandaj këto janë institucionet të cilat kam shprehur shqetësimin e banorëve të fshatit Shipitullë duke sqaruar se tokat e tyre mbi 90 për qind janë shpronësuar kanë mbetur vetëm shtëpitë me oborre”, ka thënë ajo.
Banori i fshatit Shipitullë, Musli Mjeku, ka potencuar se nga ndotja e madhe e Korporatës Energjetike të Kosovës, nuk mund ta kultivojnë tokën e të mbajnë bagëti, raporton EO.
“Si agronom kemi pasur deri tani mbi 150 bagëti dhe tani nuk janë asnjë, arsyet po shihet. Prej 2004 është ardhur vendim që në fshatin Shipitullë nuk bënë të ngrihet asgjë, problemi në të cilën e ka fshati Shipitullë edhe zogjtë kur po kalojnë edhe e shohin në këtë gjendjen, por edhe njerëzit duhet ta shohin para tyre. Jemi në atë situatë ose të dalim dhe ta lëmë ashtu ose të bëhet një zgjidhje”.
Përfaqësues i fshatit, Arsim Mjeku, ka theksuar se u është bërë një padrejtësi e madhe, duke shtuar se banorëve iu është vështirësuar jetesa.
“KEK-u këtë që e ka bërë nuk e ka bërë në mënyrë ligjore në mënyrë të sinqertë, ka bërë një padrejtësi të madhe, 50 shtëpi i ka lënë 16 i ka marrë, e ka kaluar vijën sipas dëshirës dhe interesit vet. Sa i përket bujqësisë ka pasur ferma të ndryshme por janë mbyllur, ka pasur me u ndërtuar një fermë e pulave rreth 25 mijë pula”.
“Në vitin 2024 kryetari na e ka marrë 100 për qind tokën dhe i ka lënë shtëpitë me ka tre katër ari. Më është vështirësuar jeta sepse më është dashur të krijoj një biznes tjetër, investimet që është dashur të bëjë në fshatin Shipitullë i kam bërë në Fushë-Kosovë”, theksoi ai.