Sot është Dita Ndërkombëtare e Zhdukjes së Varfërisë, ndërsa sipas të dhënave nga raporti i fundit, Komuna e Pejës numëron afro njëmijë familje që përfitojnë asistencë sociale.
Për Telegrafin, Drejtoresha e Mirëqenies Sociale, Albulena Mujaj-Bajraktaraj, ka konfirmuar këtë fakt, duke bërë të ditur se sipas të dhënave nga raporti i muajit shtator, janë mbi 900 familje që marrin asistencë sociale në Komunën e Pejës.
“Në raportin e fundit janë 911 familje, kjo e dhënë e muajit shtator”, ka thënë Mujaj-Bajraktaraj për Telegrafin.
Në Ditën Ndërkombëtare të Zhdukjes së Varfërisë, sfidat ekonomike vazhdojnë të prekin shumë familje kosovare.