Fitimi i institucioneve mikrofinanciare arrin 13.7 milionë euro

Euro

Fitimi i pastër i institucioneve mikrofinanciare dhe financiare jobankare në Kosovë nga muaj janar deri në gusht të këtij viti ka arrit 13.7 milionë euro, gjithë kjo për shkak të normave të larta të interesit në kredi që japin për klientët.

Në raportin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për sistemin financiar të Kosovës, norma mesatare e interesit në kredi dhe lizingje nga institucionet mikrofinanciare dhe financoare jobankare është 19 për qind.

“Profiti neto për institucionet mikrofinanciare dhe financiare jobankare në Kosovë për periudhën janar-gusht 2024 është 13.7 milionë euro”, thuhet në raportin e BQK-së.

Reklama e sponzorizuar

Sipas BQK-së, numri i Institucioneve Mikrofinanciare (IMF) në vendin tona është nëntë.

Edhe sektori bankar gjatë periudhës, janar-gusht të këtij viti, ka pasur fitim të madh, 124.4 milionë euro. Norma për kredi sipas BQK-së është 6.1 për qind. /kp/