Forumi i dytë ekonomik – mundësi për forcimin e lidhjeve Kosovë-Gjermani

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare në bashkëpunim me Komitetin Lindor të Ekonomisë Gjermane organizuan Forumin e Dytë Ekonomik Gjermano-Kosovar. Forumi i këtij viti synon të forcojë lidhjet ekonomike midis dy vendeve dhe të krijojë mundësi të reja ekonomike dhe do të shërbejë si një platformë e veçantë për të dy vendet që të diskutojnë sfidat gjeopolitike dhe mundësitë e reja ekonomike.

“Shumë investitorë po investojnë në Serbi, prandaj edhe Kosova duhet të krijojë parakushte për një gjë të tillë, që të punohet për një treg të përbashkët rajonal që mundëson zhvillim. Ajo që dua të them është se nëse shoh mundësitë për rritje ekonomike, jam i bindur se Kosova është me potencial për inovacion dhe zhvillim”, ka thënë Manuel Sarrazin, i dëguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor.

Jorn Rohde, ambasadori gjerman në Kosovë ka thënë se ky forum është mundësi e mirë për dy vendet.

Reklama e sponzorizuar

“Forumi i dytë do të procedojë më shumë storje të suksesit. Procesi i Berlinit është një marrëveshje shumë e mirë për të punuar në zgjedhje më të mira, ne mirëkuptojmë bizneset në çdo cep të botës”, ka thënë Rohde.

Pjesë e Forumit ishte edhe Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i cili tha se në Kosovë është shënuar rritje ekonomike.

“Këtë vit jemi në 100 shtetet e para për GDP për kokë banori. Në fund të shkurtit 2021, ATK kishte deklaruar se në Kosovë janë 350 mijë të punësuar, ndërsa i po i njëjti autoritet, ka deklaruar këtë vit 425 mijë të punësuar, pra një rritje të madhe të punësimit, krahasuar me këto katër vite”, ka thënë Bislimi.

Forumi do të zgjasë edhe nesër, teksa do të mirëpresë përfaqësues të njohur nga kompanitë gjermane dhe jo vetëm.

Ndryshe, pas Forumit , Bislimi dhe Sarrazin zhvilluan një takim të përbashkët por që nuk u dha detaje per media. Ndërkaq, lidhur me atë se a ka diçka të re rreth kërkesës së gjermanëve për CEFTA-n, ai tha se nuk ka pasur asgjë konkrete veçse kanë biseduar me Sarrazinin.