Ari u rrit në një nivel të ri rekord të hënën, mes pasigurive që rrethojnë zgjedhjet në SHBA, tensioneve të Lindjes së Mesme dhe uljes së normave të interesit nga bankat kryesore qendrore. Gjithashtu, edhe argjendi arriti një kulm pothuajse 12-vjeçar.
Ari “spot” u rrit me 0.3% në 2,727.95 dollarë për onz, pasi arriti një nivel më të lartë të të gjitha kohërave prej 2.732.73 dollarë më parë. Kontratat e së ardhmes së arit në SHBA ishin 0.5% më të larta, duke shkuar 2,743.00 dollarë. Ndërsa argjendi “spot” u rrit me 0,9% në 33,95 dollarë për ons, më i larti që nga fundi i vitit 2012.
“Mjedisi aktual i tregut konsiston në lëvizjen e normave të interesit në jug, të kombinuar me rreziqe të rritura gjeopolitike, një skenar që i përshtatet arit në të dyja frontet,” thane analistët.
Investitorët gjithashtu u ndikuan lajmet se Kina uli normat standarde të huadhënies, si pjesë e një pakete masash stimuluese për të ringjallur ekonominë. Kërkesa për arin në Kinë, që është konsumatori kryesor, u godit mes çmimeve të larta dhe një ngadalësimi ekonomik.
Ndërkohë, tregtarët po vlerësojnë një shans 99% për një ulje të normës së interesit të Rezervës Federale të SHBA në nëntor, ndërsa Banka Qendrore Evropiane uli normat e interesit me një çerek pikë javën e kaluar.
Normat më të ulëta të interesit rrisin joshjen për arin, që konsiderohet një investim i sigurt gjatë kohërave të trazirave ekonomike dhe politike.
Gara presidenciale në SHBA mes ish-presidentit Donald Trump dhe zëvendëspresidentes Kamala Harris është pothuajse e barabartë në shtatë shtetet e fushëbetejës që do të vendosin zgjedhjet e 5 nëntorit.