Policia e Kosovës është duke kryer bastisje në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Siç merr vesh Telegrafi këto bastisjet po kryhen nga Njësia e Krimeve Ekonomike në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Kosovës.
Këto bastisje po kryhen lidhur me ambalazhimin e ujit në kohën e Haradinajt.
Telegrafi ka kontaktuar edhe me policinë, prokurorinë dhe MMPH-në, dhe është në pritje të konfirmimit zyrtar.
Kujtojmë se në kohën e qeverisë Haradinaj u ishin falë afro 60 milionë euro borxhe, kompanive që ambalazhojnë ujin.
Për falje të borxheve u raportua se kanë ndodhur edhe në tash nën udhëheqjen e Liburn Aliut, por ministri kishte deklaruar se nuk ka asnjë falje borxhesh ndaj kompanive që merren me ambalazhin e ujit.
“Çështja e ambalazhimit të ujit, ka qenë çështje që është ngritur kemi pasur edhe padi në prokurori nga ana e PSD-së, unë nuk jam intervistuar për këtë punë. Nuk ka çështje fare këtu, nuk ka as faturim as vendim i faljes, nuk ekziston asnjë vendim i faljes të ujit siç nuk ka vendim të faturimit të tillë çfarë e prezantojnë këta”, kishte deklaruar ministri Aliu.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme janë kryer bastisje në “Pallatin e Rinisë” ku u arrestuan dy persona nënë dyshimet për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”.