StarLink autorizohet për ofrimin e shërbimeve në Kosovë

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) ka njoftuar se më 18 tetor, ka lëshuar autorizimin e përgjithshëm për liderin global për ofrimin e shërbimeve satelitore të qasjes në internet, kompaninë Starlink.

Sipas njoftimit të ARKEP-it ky autorizim përfaqëson një hap të rëndësishëm për avancimin e infrastrukturës digjitale në vend dhe ofron mundësi të shumta për ofrimin e qasjes në internet në çdo lokacion të territorit të Republikës së Kosovës.

“Në të gjithë globin, Starlink u ka mundësuar komuniteteve në nevojë të kenë qasje në arsim, shërbime shëndetësore, të mundësojnë punën në distancë dhe të ofrojnë mbështetje kritike të komunikimit gjatë fatkeqësive natyrore ose raste tjera të emergjencave kombëtare. Për më tepër, hyrja e kësaj kompanie në tregun vendor do të sjellë përfitime për ekonominë dhe zhvillimin e përgjithshëm të Kosovës, duke krijuar mundësi të reja për inovacion”, thuhet në njoftim.

Reklama e sponzorizuar