“Përshpejtimi i rritjes dhe ngadalësimi i inflacionit në vitin 2024 e bëjnë të qartë se Kosova po ecën në drejtimin e duhur… Për ta vënë këtë në perspektivë, analiza e stafit të FMN-së tregon se nëse Kosova dëshiron të arrijë gjysmën e standardeve të jetesës së vendeve të Evropës Perëndimore brenda 20 vjetëve, do t’i duhet të mbajë një normë të qëndrueshme rritjeje prej 4 për qind në vit”, ka thënë drejtori i Departamentit për Evropë në Fondin Monetar Ndërkombëtar, Alfred Kammer.
Në javën kur Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) publikoi raportet e Perspektives Ekonomike, një delegacion i tij qëndroi në Prishtinë me porosinë që Kosova ka shënuar rritje ekonomike ndërsa inflacioni ka rënë.
Në një intervistë për KOHËN, drejtori i Departamentit për Evropë i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Alfred Kammer, ka sqaruar se çka do të thotë për qytetarët e Kosovës rritja prej 4 për qind.
Me këtë trend, sipas tij, Kosovës do t’i duheshin 20 vjet për të arritur gjysmën e standardit jetësor të vendeve të zhvilluara evropiane.
Kammer ka folur edhe për rritjen e pagave në sektorin publik dhe dallimin e mesatares me sektorin privat.
“Te vendet në zhvillim mesatarja e pagave të sektorit publik ndaj sektorit privat pritet të jetë më e lartë se në ekonomitë e përparuara”, ka thënë ai.
Drejtori i FMN-së për Evropën ka thënë se shpenzimet për paga Kosova i ka në linjë me vendet me nivele të ngjashme të të ardhurave, por këtë trend nuk e mban kur bëhet fjalë edhe për shpenzimet sociale, si shëndetësia e arsimi.
Kammer ka folur fillimisht për raportin e fundit të FMN-së – Perspektiva Ekonomike Evropiane, duke analizuar se pse Evropa në shekullin XXI ka mbetur prapa.
Intervistën e plotë mund ta lexoni në KOHA.