Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 03 dhjetor 2024 do të mbahet ankandi i pesëmbëdhjetë për vitin 2024, ku do të emetohen Obligacione me maturitet 2 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.
Ky ankand ofron mundësinë për investime të sigurta, të garantuara nga Ligji për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi, i përcaktuar nga tregu, do të jetë i garantuar për të gjithë periudhën e maturimit prej dy vitesh.
Po ashtu, ky investim është tërësisht i liruar nga tatimi.
Për informacion dhe detaje rreth pjesëmarrjes në ankand për blerjen e letrave me vlerë, interesuarit mund të kontaktojnë Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës. /Telegrafi/