Bajrami i kundërpërgjigjet pushtetit: E rritët dy herë çmimin e rrymës, qytetarët dinë t’i lexojnë faturat

Ish-ministrja e Financave dhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka rikthyer në vëmendje një video të kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, i cili premtonte ulje të çmimit të energjisë elektrike në vitin 2019, ndërkohë që çmimi i energjisë është shtrenjtuar dy herë gjatë mandatit të Qeverisë Kurti.

Bajrami thotë se qytetarët e Kosovës, pavarësisht se si i konsideron Lëvizja Vetëvendosje, ata dinë të lexojnë faturat e energjisë elektrike dhe e dinë sa kanë paguar më herët energji elektrike dhe sa po paguajnë sot.

Ky reagim i Bajramit ka ardhur pas pretendimeve të partisë në pushtet se çmimi i energjisë elektrike në Kosovës është më i liri në rajon.

Reklama e sponzorizuar

Reagimi i plotë:

Qytetarët e vendit pavarësisht se qysh i konsideron LVV ata dinë me i lëxu faturat e energjisë elektrike dhe e dinë sa kanë pagu më herët për energji elektrike dhe sa po paguajnë sot.

Gjatë mandati të Qeverisë Kurti, dy herë është ngritë çmimi i energjisë elektrike: Herën e parë me 8 Shkurt të vitit 2022 çmimi i energjisë është ngritë për konsum familjar dhe atë  tarifa e lartë është ngritë për 104% ⬆️ dhe tarifa e ulët  është ngritë për 85% ⬆️ për shpenzimin mbi 800 KËh, ndërsa herën e dytë çmimi i energjisë elektrike është ngritë për 15% ⬆️ për të gjithë shpenzuesit. Vendimi i fundit i ZRRE-së ka qënë për ulje të çmimit për 8% ⬇️, ulje kjo që nuk është vrejtë nga askush.

Dmth. ngritje mbi 100% ⬆️ dhe ulje vetëm 8% ⬇️, edhepse arsyet që janë përdorë kur është ngritë çmimi i energjisë elektrike ka kohë që janë inekzistente.

P.S. Shiheni videon e Albin Kurtit me 26.09.2019 “Kur të vjen në Qeveri ka me liru çmimin e energjisë se tëpër shtrejtë paguajmë kur flemë mbi gjithë këtë energji”.