Ministri Peci për Krushën: Rreth 2 milionë euro mbështetje në mandatin tonë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka njoftuar se gjatë mandatit të tij, Krusha ka marrë një mbështetje financiare prej rreth 2 milionë eurosh përmes subvencioneve dhe granteve.

Sipas tij, ky fond ka përfshirë një numër të konsiderueshëm përfituesish, përfshirë 30 gra fermerë të Krushës, raporton Ekonomia Online.

Reklama e sponzorizuar

Ministri theksoi se ky investim ka pasur si qëllim mbështetje të fermerëve dhe zhvillim të qëndrueshëm të zonës, duke e cilësuar Krushën si “tokë të larë me gjak”, duke përkujtuar rëndësinë historike dhe simbolike të kësaj toke për Kosovën.