Vazhdon trendi rritës i të hyrave tatimore në ATK

Administrata Tatimore e Kosovës ka shënuar rritje të jashtëzakonshme në mbledhjen e të hyrave për periudhën janar-tetor 2024, duke mbledhur 83.5 milionë euro më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Të hyrat totale për dhjetë muaj kanë arritur në 821.3 milionë euro tatime. Kjo rritje paraqet një progres të dukshëm në përpjekjet e vazhdueshme për përmirësimin e mbledhjes së të hyrave dhe rritjen e efikasitetit në ATK.

Përmbushja vullnetare e obligimeve tatimore vazhdon të mbetet prioritet kryesor, duke u siguruar që tatimpaguesit të paguajnë shumën e saktë të obligimeve tatimore, por edhe ndërmarrja e veprimeve të duhura ligjore ndaj tatimpaguesve mospërmbushës mbetet prioritet.

Reformat e realizuara vitet e fundit, ofrimi i shërbimeve ndaj tatimpaguesve, rritja e përgjegjësisë dhe llogaridhënies janë disa nga faktorët që kanë ndikuar në rritjen e të hyrave.

Reklama e sponzorizuar

ATK iu bënë thirrje të gjithë tatimpaguesve që t’i kryejnë obligimet tatimore, në mënyrë që mos të bëhen objekt i gjobave dhe ndëshkimeve të parapara me ligj. Gjithashtu falënderon të gjithë tatimpaguesit të cilët i kryejnë saktë dhe me kohë obligimet tatimore.