KEK-u e ndalë njësinë B1 për dy ditë: Do të kryhet një kontroll për të garantuar vazhdimin e furnizimit me rrymë

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se pas mesnatës “është ndalur” njësia B1 “sipas një planifikimi të mëjhershëm”.

KEK-u tha në një njoftim dërguar mediave se gjatë dy ditëve “do të kryhet një kontroll teknik i pajisjeve dhe eliminimi i defekteve”.

“Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton opinionin se sonte, në minutat e para pas mesnate është ndalur  njësia B1, sipas një planifikimi të mëhershëm. Gjatë kësaj ndalese të shkurtër dy-ditore, do të kryhet një kontroll teknik i pajisjeve dhe eliminimi i defekteve. Ky proces pritet të përfundojë nesër gjatë ditës, dhe njësia do të kthehet në prodhim në mbrëmje, rreth orës 20:00”, thuhet në njoftim.

Reklama e sponzorizuar

Kjo ndalesë, KEK-u thotë se “është e nevojshme për të siguruar që njësia të jetë në kushte optimale për prodhim dhe për të garantuar vazhdimësinë dhe sigurinë e furnizimit me energji elektrike”.