Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka theksuar se, edhe në kushte të vështira atmosferike, trafiku ajror në Kosovë vazhdon të funksionojë pa ndërprerje.
Ai ka thënë se kjo po bëhet falë investimeve të Qeverisë në sistemin e avancuar të aterimit ILS CAT 3B.
Aliu në një postim në Facebook, shtoi se ky sistem ka eliminuar ditët kur fluturimet anuloheshin për shkak të mjegullës dhe motit të keq, duke mundësuar që fluturimet të realizohen pa vonesa dhe ndërprerje.
“Edhe në këto kushte të vështira atmosferike, trafiku ajror vazhdon të funksionojë pa ndërprerje falë investimeve të Qeverisë së Kosovës në sistemin e avancuar të aterimit – ILS CAT 3B. Ditët kur fluturimet anuloheshin për shkak të motit të keq me mjegull kanë mbetur tashmë histori”, ka shkruar ministri. /Telegrafi/