KRU “Prishtina” kërkesë qytetarëve: Përmbyllni obligimet tuaja financiare për shërbime të ujësjellësit, i keni 2 javë kohë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina"

KRU “Prishtina” ka kërkuar nga qytetarët të përmbyllin obligimet financiare ndaj shërbimeve të ujit.

Në njoftim thuhet sukseset e kësaj kompanie janë vazhdimisht në rritje.

“Jemi në përmbyllje të vitit 2024, me suksese e sfida të mëdha që e përcollën vazhdimisht. Sukseset e kompanisë janë vazhdimisht në arritje të pikës më të lartë ndonjëherë. Kërkojmë nga secili prej jush që në afat 2 javor të përmbyllni obligimet tuaja financiare për shërbime të ujësjellësit, me ç’rast çdo pagesë që ju e realizoni rikthehet në investime për një infrastrukturë ujore më funksionale”, thuhet në njoftim.

Reklama e sponzorizuar

Tutje thuhet “Paguani faturat e ujit! Qëndroni larg ndëshkimeve të shkyçjes dhe dërgimit të lëndës te përmbaruesit privat”.

Gjithashtu, theksohet se po vazhdon vëzhgimu i konsumatorëve ilegal dhe borxhlinjve të ujit.

“Paguani sa më shpejt faturat e ujit, për një fundvit me furnizim të rregullt me ujë të pijshëm”.