Më 19 dhjetor mbahet ankandi i gjashtëmbëdhjetë i letrave me vlerë

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se më 19 dhjetor 2024 do të mbahet ankandi i gjashtëmbëdhjetë për vitin 2024.

Në këtë ankand, do të emetohen obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.

MFPT thotë se investimi në obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Reklama e sponzorizuar

“Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.