Miratohet vendimi për ndërtimin e Spitalit të Ferizajt – projekti kap vlerën e rreth 28 milionë eurove

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin për nisjen e procedurave për ndërtimin e Spitalit të Ferizajt, projekt ky që kap vlerën e rreth 28 milionë euro.

Propozim-vendimin e paraqiti ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

“Me qëllim të rritjes së kapaciteteve infrastrukturore dhe ngritjes së cilësisë së shërbimeve paraklinike në komunën e Ferizajt dhe komunave që janë në zonën e përgjegjësisë së spitalit të Ferizajt, Ministria e Shëndetësisë bazuar në Ligjin për ndarjen buxhetore kërkon aprovimin e propozim-vendimit për lejimin e inicimit të procedurave si projekt shumëvjeçar në vlerë 27.9 milionë euro”, tha Vitia.

Reklama e sponzorizuar

Projekti i ndërtimit të spitalit të Ferizajt ishte paraparë që të përfundonte së ndërtuari në vitin 2021, por shkaku i disa problemeve i njëjti është thënë se pritet të përfundoje gjatë vitit 2026.