Ndalet B2-shi, Kosova sërish pa 260 megavatë rrymë

Foto: Termocentrali Kosova B-KEK

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton opinionin se sot, rreth orës 01:08min. është ndalur njësia B2.

Në njoftim thuhet se, gjatë kësaj ndalese të shkurtër, do të kryhet një kontroll teknik i pajisjeve dhe eliminimi i defekteve (rrjedhjeve të ujit) të paraqitura në kaldajë.

“Ky proces dhe sanimet e nevojshme janë planifikuar të përfundojnë nesër gjatë ditës”, thuhet në njoftimin e KEK.

Reklama e sponzorizuar

KEK, gjithashtu bënë me dije që ka arritur të sigurojë të gjithë energjinë e nominuar nga njësia B2 për sot, datë 05.12.2024.

“Kjo ndalesë është e nevojshme për të siguruar që njësia të jetë në kushte optimale për prodhim dhe për të garantuar vazhdimësinë dhe sigurinë e furnizimit me energji elektrike”, vijon njoftimi.