Peci: Mora drejtimin e Ministrisë së Bujqësisë me 41 milionë euro borxhe, do t’ia dorëzojë pasardhësit me 110 milionë në dispozicion

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci tha sot se drejtimin e ministrisë e mori me 41 milionë euro borxhe, ndërsa do t’ia dorëzojë pasardhësit në ministri me 110 milionë euro në dispozicion.

Peci në një postim në Facebook shkruan se viti 2022, ka qenë viti i parë ku është shpaguar për së pari herë në tërësi djersa dhe mundi i fermerit.

Lexoni të plotë postimin:

Reklama e sponzorizuar

Edhe 14 milionë euro shtesë për bujqësinë!

Mora drejtimin e Ministrisë me 41 milionë euro borxhe, ndërsa do ia dorëzoj pasardhësit në Ministrinë e Bujqësisë 110 milionë euro në dispozicion!

Me marrjen e mandatit si Ministër i Bujqësisë, jam përballur me vështirësinë nr. 1 e që ka qenë buxheti i disponueshëm në vlerën 0 euro ndërsa borxhet e obligimet e lëna nga parardhësit tejkalonin vlerën e 40 milionë eurove!

Viti 2022, ka qenë viti i parë ku është shpaguar për së pari herë në tërsi djersa dhe mundi i fermerit.

Kjo ka pasuar edhe gjatë:

Vitit 2023- 0 borxhe ndaj fermerëve;

si dhe do të përmbyllet suksesshëm edhe për vitin👉 2024 – me 0 borxhe ndaj fermerëve në kategorinë e pagesave direkte/subvencioneve.

Unë kam patur fat sfidues që në vitin 2021 t’i trashëgoj mbi 40 milionë euro borxhe, obligime e detyrime mirëpo ndihem krenar që si rezultat i përkushtimit dhe menaxhimi të përgjegjshëm të financave publike, Ministri i Ardhshëm i Bujqësisë në vitin 2025, nuk do të trashëgojë obligime mirëpo do t’i ketë në dispozicion 110 milionë euro buxhet.

Nga këto, 90 milionë euro janë buxhet nacional, ndërsa 20 milionë euro të siguruar nga donatorët e organizatat ndërkombëtare.

Falënderoj Kryeministrin Albin Kurti dhe Ministrin e Financave Hekuran Murati për mbështetjen e vazhdueshme karshi sektorit të bujqësisë.

Nga borxhet, korrupsioni dhe zhvatja tek mundësitë, transparenca dhe mundësitë e barabarta!

Fermer të dashur, ju dua shumë!.