Banka Botërore: Kosova vendi më i varfër në rajon e Evropë

Kosova vazhdon të ketë të ardhurat më të ulëta për kokë banori, krahasuar me mesataren e vendeve të rajonit dhe të Bashkimit Evropian. Sipas Bankës Botërore, shkalla e varfërisë në Kosovë është 19.2 për qind.

Në këtë mënyrë, sipas BB-së, Kosova mbetet prapa fqinjëve të saj me Bruto Produktin Vendor për kokë banori që arrin vetëm 5.889 euro.

“Të ardhurat për kokë banori mbeten të ulëta në krahasim me mesataren e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe shkalla e varfërisë mbetet më e lartë, pak mbi 19 për qind. Ne konsiderojmë se për të arritur progres të qëndrueshëm në zvogëlimin e varfërisë dhe rritjen e prosperitetit të përbashkët, Kosova duhet të kalojë në një model të rritjes ekonomike konkurruese që krijon më shumë vende pune me cilësi më të lartë për të gjithë popullin e Kosovës”, ka thënë për medie zëvendës-menaxherja e Bankës Botërore për Kosovë, Jane Sprouster.

Reklama e sponzorizuar