Murati: Pagat në sektorin publik që paguhen nga buxheti i shtetit, sot janë ekzekutuar me rritje

Hekuran Murati, ministër i Financave në Kosovë

Ministri i Financave Hekuran Murati ka treguar se pagat në sektorin publik që paguhen nga buxheti i shtetit, sot janë ekzekutuar me rritje.

“Ashtu siç e patëm prezantuar në tetor të vitit të kaluar bashkë me Kryeministrin Kurti, rritja e pagave do të bëhet për të gjithë duke e shtuar një njësi koeficienti, apo 110 euro shtesë.

Rritja bëhet në dy faza, ku faza e parë me 55 euro rritje e pagës bruto fillon së aplikuari në muajin janar – pra sot.

Reklama e sponzorizuar

Dhe faza e dytë e rritjes me 55 euro tjera bëhet në muajin korrik, për ta kompletuar kështu rritjen prej 110 euro bruto për të gjithë pagëmarrësit e buxhetit”, ka shkruar Murati.