Mbi 16 milionë e 884 mijë euro është vlera e kontratës për ndërtimin e një segmenti të rëndësishëm rrugor që lidh Prizrenin me kufirin e Maqedonisë së Veriut (Tetovë).
Segmenti Struzhë-kyçje në autoudhën Dr. Ibrahim Rugova në Prizren-Jug (L-2 – L-6+525,00 km) është një projekt kyç për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në këtë zonë strategjike.
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka shpërblyer kontratën për këtë projekt grupit të operatorëve ekonomikë të përbërë nga kompanitë:
• Damastion Project Sh.P.K
• Companya Eskavatori Sh.p.k
• B Famis Sh.P.K
• Eskavatori MK L.L.C
Një nga kompanitë pjesëmarrëse në këtë grup është B Famis Sh.P.K nga Suhareka.
Në përshkrimin e tenderit, Ministria ka theksuar se grupi i operatorëve është shpërblyer për shkak të çmimit më të lirë të ofruar. Megjithatë, është vërejtur se në listën e ofertuesve ka pasur edhe kompani të tjera që kanë paraqitur oferta me çmime më të ulëta.
Ky projekt pritet të ketë një ndikim të madh në lehtësimin e lëvizjes dhe përmirësimin e lidhjeve rrugore mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, duke krijuar mundësi të reja për zhvillimin ekonomik dhe turistik të rajonit.