Nis ​Forumi Ekonomik Botëror në Davos

Takimi vjetor i Forumit Ekonomik Botëror në Davos do të mbahet nga data 20 deri më 24 janar.

Sipas një njoftimi në faqen zyrtare të Forumit Ekonomik Botëror, takimi vjetor për këtë vit do të mbledhë liderët globalë për të adresuar sfidat kryesore globale dhe rajonale.

“Këto përfshijnë reagimin ndaj goditjeve gjeopolitike, stimulimin e rritjes për të përmirësuar standardet e jetesës dhe administrimin e një tranzicioni të drejtë dhe gjithëpërfshirës të energjisë”, thuhet në njoftim.

Reklama e sponzorizuar

Çdo vit, Forumi i Hapur është mbledhur në janar në Davos duke tërhequr drejtues nga të gjitha sferat e jetës.