Punësimet në KEK, Hoti: Në termocentralin me gaz amerikan do të punësoheshin trefish më shumë, do të kishte furnizim stabil me rrymë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë se me projektin e termocentralit të gazit amerikan do të punësoheshin trefish më shumë punëtorë sesa numri i punëtorëve aktualë në KEK.

Nga opozita thonë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti e ka refuzuar atë projekt. Por, opozita kishte akuzuar pushtetin edhe për nepotizëm në KEK.

Por, Hoti thotë se LDK-ja nuk ka hequr dorë, ai projekt do bëhet prioritet pas 9 shkurtit.

Reklama e sponzorizuar

“Trefish më shumë punëtorë se këta të pranuar sot në KEK do të punësoheshin në termocentralin me gaz amerikan.  Për më tepër, do të kishim furnizim stabil me energji elektrike e jo ndërprerje me ditë të tëra gjithandej nëpër Kosovë. Por, Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk kemi hequr dorë nga ai projekt i rëndësisë kombëtare për Kosovën. Do ta bëjmë me prioritet pas 9 shkurtit”, ka thënë Hoti.