Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Mbledhja e Qeverisë së Kosovës

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka marrë disa vendime.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në fjalimin e tij tha se janë duke shkuar drejt përfundimit të mandatit të plotë të qeverisjes, ku edhe kanë marrë mbi 2000 mijë vendime, që nga fillimi i mandatit, transmeton Telegrafi.

Në mbledhje është miratuar edhe vendimi për dhënien në shfrytëzim të pronave të Agjencisë së Pyjeve të Kosovës për nevoja të Ministrisë së Mbrojtjes.

Reklama e sponzorizuar

“Ushtrinë tonë po e rrisim e po e forcojmë, më shumë buxhet, dinjitet e kushte po i shtohen FSK-së. Sot në përvjetorin e rënies së Zahir Pajazitit do të marrim vendim për dhënien në shfrytëzim për ushtrinë hapësirën në Batllavë në sipërfaqe prej 100 hektarë”, tha ai.