Rekordet e Aeroportit të Rinasit më 2024

Rritja e numrit të vizitorëve të huaj, shtimi i udhëtimeve të shqiptarëve për pushime jashtë vendit dhe disa faktorë të tjerë, kanë ndikuar në zgjerimin e ndjeshëm të trafikut ajror në Shqipëri. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit të kaluar janë regjistruar rreth 68,346 ulje dhe ngritje të avionëve në aeroportin shqiptar.

Viti 2024 shënoi një rekord historik për transportin ajror në aeroportin e Rinasit, duke i kthyer linjat ajrore në qendër të aktivitetit ndërkombëtar të Shqipërisë.

Rritja e numrit të vizitorëve të huaj, shtimi i udhëtimeve të shqiptarëve për pushime jashtë vendit dhe disa faktorë të tjerë kanë ndikuar në zgjerimin e ndjeshëm të trafikut ajror.

Reklama e sponzorizuar

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit të kaluar janë regjistruar rreth 68,346 ulje dhe ngritje të avionëve.

Muajt e verës, tradicionalisht të ngarkuar për turizmin, kanë shënuar pikat kulmore të këtij trafiku. Gjatë periudhës qershor-korrik janë regjistruar rreth 21 mijë lëvizje, duke përfaqësuar gati një të tretën e totalit vjetor.

Llogaritjet tregojnë se mesatarisht, në një ditë ka pasur rreth 187 ulje dhe ngritje avionësh, ndërsa në çdo orë janë kryer pothuajse 8 fluturime. Ky ritëm është rritur ndjeshëm krahasuar me vitin 2023, me një shtesë prej mesatarisht 3 fluturimesh më shumë për çdo orë, ka raportuar ScanTV.

Për sa i përket ndarjes së tregut mes linjave ajrore, dy kompani low-cost kanë dominuar dukshëm me një raport të madh. Këto dy kompani kanë realizuar rreth 51 mijë fluturime, që përbëjnë 75% të totalit vjetor. Një prej tyre ka kryer më shumë se gjysmën e totalit të transportit ajror, duke pasur një ndikim të madh në treg.

Nga ana tjetër, 18 kompanitë e tjera që operojnë në aeroportin e Rinasit kanë realizuar vetëm 8,800 fluturime, ose më pak se 25% të totalit. Ky dominim i linjave low-cost reflekton një transformim të tregut ajror shqiptar, ku çmimet e ulëta dhe fleksibiliteti janë bërë faktorë vendimtar për udhëtarët.