Bordi i KEK liron nga detyra kryeshefin ekzekutiv, Bekir Gërguri

Bordi i Drejtorëve (BD) të KEK Sh.A., ka njoftuar se duke qenë i përkushtuar për qeverisjen e korporatës në përputhje me përgjegjësitë dhe kompetencat që rrjedhin nga Ligji për Ndërmarrjet Publike, si dhe parimet e njohura ndërkombëtare për qeverisjen korporative të ndërmarrjeve publike, në mbledhjen e mbajtur dje, më datë 27.02.2025, ka marrë vendim të lirojë Bekir Gërgurin nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv (u.d.), dhe Ramadan Budakovën nga pozita e Zëvendës Kryeshefit Ekzekutiv (u.d.).

Të dy kanë qenë ushtrues të detyrës tash e një vit.

Gjithashtu, Bordi i Drejtorëve ka marrë vendim për shpalljen e Konkursit Publik për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv të KEK Sh.A., dhe ka udhëzuar Menaxhmentin që Konkursi të shpallet ditën e Hënë me datë: 03.03.2025.

Reklama e sponzorizuar

Në pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv (u.d.) të KEK Sh.A., Bordi i KEK-ut ka emëruar Gramos Hashanin, i cili deri tani ka mbajtur pozitën e Zyrtarit Kryesor Financiar dhe Thesarit (ZKFTH) në KEK Sh.A.

Ndërsa, në pozitën e ZKFTH (u.d.) të KEK Sh.A., është emëruar Gëzim Paci, i cili deri tani ka mbajtur pozitën Menaxher i Pasurisë në Divizionin e Financave.