BQK jep detaje se si mund të gjeneroni online raportin kreditor

BQK - Buletini Ekonomik

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka njoftuar sot të gjithë qytetarët dhe bizneset se tani mund të pajisen me Raportin Kreditor dhe të verifikojnë llogaritë e tyre në institucionet financiare edhe përmes platformës shtetërore eKosova.

BQK në bashkëpunim me Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit (ASHI), qw nga sot ka shtuar në eKosova dy shërbime të saj: Regjistri i Llogarive (RLLB), dhe Regjistri i Kredive të Kosovës (RKK).

Për të gjeneruar raportin, përdoruesi duhet ta zgjedh shërbimin “Financat”, duke kaluar në njërin nga këto dy kategori:

Reklama e sponzorizuar
  • Raporti i Llogarive Bankare për personat fizik dhe juridik

ekosova.rks-gov.net/577

  • Raporti Kreditor për personat fizik dhe juridik

ekosova.rks-gov.net/566

BQK-ja thekson se paraprakisht ka lansuar në fazë testuese Platformën për Krahasimin e Produkteve dhe Shërbimeve Financiare (krahaso.bqk-kos.org) dhe po punon edhe në disa avancime tjera teknike dhe operacionale, të cilat zvogëlojnë koston dhe barrën administrative si dhe rrisin efikasitetin e shërbimeve financiare dhe transparencën.

Për më tepër: https://shorturl.at/NUCzt